Home Shëndeti Në 24 orët e fundit: 6 të vdekur dhe 132 raste të...

Në 24 orët e fundit: 6 të vdekur dhe 132 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

141
0

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 132 raste të reja me infeksion, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Janë testuar 486 mostra. 

Njoftimi i IKSHPK-së

83 TË SHËRUAR DHE 132 RASTE ME COVID-19!

Me datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Me datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 47, Komuna e Ferizajt 16, Komuna e Mitrovicës 16, Komuna e Gjilanit 12, Komuna e Podujevës 6, Komuna e Vushtrrisë 5, Komuna e Vitisë 4, Komuna e Drenasit 4, Komuna e Fushë-Kosovës 4, Komuna e Pejës 3, Komuna e Prizrenit 3, Komuna e Deçanit 2, Komuna e Kaçanikut 2 dhe nga një rast në komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Tash, gjithsejt janë 5.364 raste me COVID-19, ndërkohë kanë vdekur 118. Në 24-orëshin e fundit janë shëruar 83 persona, duke e çuar totalin në 2.545. 

Raste aktive janë 2.701.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here