Home Kronika Në Gjilan: Lirohen nga puna shërbyesit civil me sëmundje kronike dhe njëri...

Në Gjilan: Lirohen nga puna shërbyesit civil me sëmundje kronike dhe njëri nga dy prindët e punësuar

235
0

Haziri: Frikë – jo, kujdes – maksimal

Arenapress.info/Arena Press/ 19:53/

Gjilan, 13 mars 2020 – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, vazhdon të jetë pandërprerë në krye të aktivitetit në këtë situatë emergjente, të shkaktuar nga Coronavirusi në nivel global, dhe te ne.
Haziri ka thënë se Gjilani po vazhdon me masat rigoroze preventive kundër Coronavirusit. I kemi dezinfektuar objektet e ndryshme, administratën komunale, bibliotekën, objektin e Stacionit të Autobusëve dhe të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania.

Ndërkohë, sot, ka vijuar Haziri, kemi filluar me dezinfektimin e objektit të Stadiumit të Qytetit, Stacionit Policor e Palestrës së Sporteve, për të vazhduar me të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe objektet publike.

Ndërkaq, gjithashtu, sot, kam marr vendim për mbylljen e Tregut të Kafshëve në një afat të pacaktuar, për largimin e të gjithë shitësve të pemëve dhe perimeve nga hapësirat publike, për ndalimin e shitjes dhe ushqimeve në hapësirat publike, për lirimin e njërit prind nga puna në rast se janë të punësuar të dytë.

Po ashtu, kam marrë vendim që të lirohen nga puna shërbyesit civilë të cilët janë me sëmundje kronike, ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here