Home Kronika Në Gjilan nisi pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve…

Në Gjilan nisi pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve…

190
0

Si masë preventive kundër Covid-19, Komuna e Gjilanit sot ka nisur pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve.

Gjilan, 18 mars 2019 – Komuna e Gjilanit, sot, në mëngjes ka nisur aktivitetin për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve, në kuadër të rekomandimeve të kryetarit Haziri dhe Komisionit Emergjent, si masë preventive për t’i mbrojtur qytetarët nga mundësia e përhapjes së virusit…

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka thënë se kjo është masë preventive për t’i mbrojtur qytetarët e Gjilanit dhe në varësi prej vlerësimeve të gjendjes kjo edhe mund të përsëritet me të vetmin qëllim që ambientet ku lëvizin qytetarët të jenë të dezinfektuara.

“Me rekomandimin e kryetarit Haziri dhe vlerësimeve të Komisionit Emergjent për mobilizim kundër Covid-19, kemi marrë këtë veprim në terren për dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve. Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie dhe fton të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent me kujdes maksimal dhe, njëkohësisht, për çdo dyshim, luten që të paraqiten në institucionet shëndetësore për t’u testuar. Nuk ka vend për panik në asnjë moment, sepse Komuna e Gjilanit ka marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi”, ka thënë Korça.

Ai ka shprehur një falenderim të veçantë për kompaninë “El-Bau” dhe “Zuka”, të cilat janë duke bërë pastrimin e rrugëve dhe dezinfektimin e tyre në mënyrë vullnetare dhe, kështu, puna e Komunës së Gjilanit në këto raste emergjente po bëhet më e lehtë me ndihmën që merret në vazhdimësi nga kompanitë gjilanase

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here