Home Kronika Në Gjilan sot nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor

Në Gjilan sot nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor

118
0

Gjilan, 16 gusht 2021 – Komuna e Gjilanit në bazë të kontratës me operatorin ekonomik dhe vlerësimit të komisionit komunal në koordinim edhe me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bën të ditur se sot në mbrëmje, e martë, nis faza e tretë e dezinsektimin hapësinor.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e tretë e dezinsektimit të nis sot, e martë, 17 gusht, në orën 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë.

Apelohet te të gjithë qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët, të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00, që të mos ketë ndonjë dëmtim eventual.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra. Njëkohësisht janë duke u bërë përgatitjet edhe për dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve edukative, për të krijuar ambient të përshtatshëm për fillimin e mbarë të mësimit, për të mos lënë hapësirë të shpërndarjes së infeksionit në institucionet arsimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here