Home Kronika Në objektin e Zyrës së kryetarit Haziri në Gjilan u shpalos ‘Murali...

Në objektin e Zyrës së kryetarit Haziri në Gjilan u shpalos ‘Murali i Paqes’

213
0


Gjilan, 15 Qershor 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me gardën ushtarake të Iowas dhe mysafir të shumtë nga institucione të ndryshme lokale e qendrore, sot kanë shpalosur Muralin e Paqes, i cili është punuar nga nxënësit e Shkollës së Mesme tw Artit Pamor “Adem Kastrati” tw Gjilanit dhe mesazhi i tij i qartë është paqja e dhe ndërtimi i saj.

Në fjalën e tij të shkurtër kryetari Haziri ka thënë se murali i paqes, i punuar nga nxënësit e shkollës më të mirë në Republikën e Kosovës, të cilin ia dedikoi partneritetit të veçantë me Sioux City, Iowa-n dhe Gjilanit.

“Murali i paqes që sapo kemi shpalosur ia dedikojmë partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi me Sioux Cyti, Iowa dhe Gjilanit, njëkohesisht është rikthim i muralit të paqes i punuar në vitin 2001. Gjilanit do të vazhdojmë t’i japim pamje të qytetit me kulturë”, ka theksuar Haziri.

Ka shtuar se “ne kemi shpallur për artistët e Gjilanit punimin e pesë skulpturave monumentale, që do të vendosen në qytet, përveç monumentit të mjekut që e kemi përzgjedhur tashmë, e që do të vendoset përballë spitalit”.

“Monumentet tjera do të rishpallen dhe do të kenë mundësinë artistët e Gjilanit të lënë gjurmë me vepra në qytetin e tyre”, ka thënë kryetari Haziri, duke uruar ditët e çlirimit për të gjithë qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here