Home Kult/Arsim Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7, 8, 9...

Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12

123
0

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se nga nesër do të fillojë mësimi i kombinuar edhe për klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12. Ka thënë se udhëheqësit e shkollave mund të vendosin ndryshe nëse vlerësojnë se ka rrezik nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim në Fb. Aty iu ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes.

Postimi i minstrit Likaj:

“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie”, ka njoftuar Ministri Likaj.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, ka theksuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here