Home Kult/Arsim Nesër mbahet Testi i Maturës – pa telefona, dënime deri në 3...

Nesër mbahet Testi i Maturës – pa telefona, dënime deri në 3 mijë euro

75
0

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka bërë thirrje që mos të shkelen rregullat e testit, sepse parashihen masa rigoroze ligjore.

Ai ka thënë se nesër, e shtunë, do të testohen mbi 23 mijë nxënës.

Pupovci ka shtuar se rezultatet do të shpallen me 5 korrik.
“Kemi punuar në testin e maturës shtetërore ku janë mbi 23 mijë maturantë, në 177 qendra të testimit dhe me mbi 2 mijë administrues të shoqërisë civile”.
“Rezultatet do të dalin me datën 5 korrik. Kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm. Telefonat janë të ndaluar, andaj bëj thirrje që mos të shkelin rregullat e testit, do të ketë dënime mbi 3 mijë euro”, ka theksuar Pupovci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here