Home Lajmet Nesër rihapen shkollat

Nesër rihapen shkollat

163
0

Nga e hëna, 19 prill 2021, nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar kthehen në bankat shkollore. Pra, mësimi nga nesër, e hënë, realizohet me pjesëmarrje në shkollë, sipas orarit dhe grupeve që kanë mësuar para pushimit pranveror, pra deri me 2 prill 2021.

Nga e hëna me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, ka marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore, ndërkaq varësisht prej situatës me pandeminë, do të punohet sipas tre skenarëve A, B dhe C.

Pra, nesër, e hënë, mësimi fillon ashtu siç është punuar deri me 2 prill 2021.Ministria e Arsimit ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Do rikujtuar se në javën e fundit, 12 prill – 16 prill 2021, është mbajtur mësimi online, mësimi nga distanca për nxënës dhe mësimdhënës.

Ndërkaq, në ndonjë shkollë, sikurse Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, mësimi nga distanca është mbajtur në relacionin shkollë – shtëpi, me ç’rast mësimdhënësit e kanë mbajtur korrespondencën direkte nga shkolla me nxënësit të cilët mësimin e kanë ndjekur nga shtëpia përmes platformave të internetit.

NĂ« foto disa mĂ«simdhĂ«nĂ«s tĂ« Gjimnazit “Zenel Hajdini” nĂ« Gjilan gjatĂ« kohĂ«s sĂ« mbajtjes sĂ« mĂ«simit online nĂ« relacionin shkollĂ« (mĂ«simdhĂ«nĂ«sit) – shtĂ«pi (nxĂ«nĂ«sit): Sadije Shahini-Bunjaku, Jeton Rexhepi dhe Drita Isufi. NjĂ« pĂ«rkushtim pĂ«r admirim…/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here