Home Extra Një jetë në udhëtimin teatror…/U nda nga jeta Raif Haziri – Spira/

Një jetë në udhëtimin teatror…/U nda nga jeta Raif Haziri – Spira/

88
0

Iku edhe Spira, Gjilanit i ikën shumë njerëz të mirë…

HOMAZH
Edhe një njeri i mrekullueshëm, një artist i merituar, u nda nga jeta, iku në qetësi, shkoi atje ku prehen engjëjt…në përjetësi.
Raif Haziri – Spira gjithë jetën manifestoi urtësi, butësi, kulturë…
Ai një jetë të tërë ia kushtoi Teatrit të Gjilanit, organizator, aktor dhe përgatijes së elementeve artistike të skenës.
E kisha takuar dhjetra herë, në teatër, jashtë tij, në kafenenë e bacës Taip aty nën kulmin e teatrit, këtij tempullli me emër të artit gjilanas.
Nuk ka gjilanas e të mos jetë i urtë, të mos ketë dhënë kontribut, të mos ketë derdhur jetë për qytetin e përtej, të mos ketë lënë emër!
I tillë ishte Spira, një jetë nëpër udhëtimin teatror…
Lamtumirë artist, njeri i urtë…! U prehtë në paqen e përjetësisë shpirti yt i çiltër! N.B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here