Home Kronika Nuk e meritojmë ndotjen – duhet pastruar ndërgjegjen mjedisore!/foto/

Nuk e meritojmë ndotjen – duhet pastruar ndërgjegjen mjedisore!/foto/

187
0

Nuk duhej të ishte pjesë e kulturës ndotja masive që po u bëhet zonave të ndryshme, duke shëmtuar bukuritë mjedisore-natyrore.

Lumi Morava në foto, e bërë nga dr. Shevqeti, duket i rrethuar nga një breg mbeturinash që nuk duhej të ishin.
Vendi nuk mbahet i pastër duke hedhur mbeturinat nga oborri yt në oborrin e fqiut, ose aq më keq duke ndotur lumenjtë, parqet, rrugët e pjesët tjera në qytete e fshatra.

Ndërkaq, një kolegu ynë, Roland Masurica, postoi këto foto dhe u shpreh shumë i zhgënjyer për hudhjen e mbeturinave në pronën e tij.

Duhet të dëshmohemi me vepra dhe jo me fjalë se vërtet jemi çfarë veprojmë e jo çfarë flasim. Duhet ndryshuar sjelljen ndaj mjedisit, ambientit jetësor e natyrës, në përgjithësi.

Mbeturinat ose mbani në oborret tuaja ose dërgoni aty ku duhet, por mos i hudhni në oborre e prona të huaja, mos i hudhni në lumenj e pranë tyre, as në ara, në lëndina, në male, skaj rrugëve, askund mos i hudhni përveç në koshat e plehrave. Nuk ju duhet asgjë nëse nuk e kultivoni e zbatoni kulturën ekologjike, kulturën për mjedis të pastër jetësor!

Nuk ta shton vlerën asnjë pasuri përveç kulturës së sjelljes e të mirësjelljes! /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here