Home Kult/Arsim Organizim i shkëlqyer – Testi i Maturës në Gjilan është mbajtur me...

Organizim i shkëlqyer – Testi i Maturës në Gjilan është mbajtur me përgatitjet më të larta

111
0

Gjilan, 26 qershor 2021 – Në Komunën e Gjilanit, sot, është mbajtur testi i maturës për 1535 maturantë.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hysein, tha se Gjilani ka traditë shembullore të organizimit të testimit të nxënësve në të gjithë proceset edhe në testimin e arritshmërisë, por edhe në organizimin e testit të maturës, gjithsesi.
“Në Gjilan, gjithmonë, testimi është mbajtur me përgatitjet e nivelit më të lartë të mundshëm dhe gjithçka ka shkuar mirë, në bazë të konfirmimit edhe nga komisionerët, menaxherët e qendrave dhe administruesve”, ka theksuar Hyseni.
Ai ka shtuar se “gjithçka ka kaluar qetë dhe organizimi ishte në nivelin më të lartë të mundshëm. U shprehim urime maturantëve dhe suksese edhe në studime gjatë të ardhmes”.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, tha se në këtë afat të testimit janë bërë të gjitha përgatitjet me kohë dhe në nivelin më të mirë të mundshëm në bazë të protokollit që e parasheh organizimin e testimit dhe nuk ka asnjë vërejtje të evidentuar.
“…ky është proces i vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të tyre dhe njëkohësisht është pragu i vazhdimit të tyre drejt universiteteve, që, njëkohësisht, është orientim në karrierën e tyre profesionale. Testimit i janë nënshtruar përpos nxënësve shqiptarë edhe nxënës të komunitetit turk”, ka thënë drejtori Gagica.

Nga ana e saj, Shpresa Hyseni nga Ministria e Arsimit e ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për organizimin derisa ka bërë të ditur se gjithçka ka shkuar siç është më së miri dhe pa asnjë vërejtje.

Drejtori i gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, tha se duke ditur nivelin e përgatitjeve që nxënësit e Gjilanit kanë treguar vazhdimisht, besojmë se edhe këtë vit suksesi do të jetë i lartë.

Edhe drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, theksoi se gjithçka ka qenë në rregull, përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi ka pasur rrjedhën e shkëlqyeshme.
Raportimet edhe nga qendrat tjera të testimit bëjnë me dije se dita e sotme e testit të maturës ishte e realizuar në nivelin më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here