Home Extra Përdorimi i rrjeteve sociale tek fëmijët dhe adoleshentetët /Nga Elvira Matoshi/

Përdorimi i rrjeteve sociale tek fëmijët dhe adoleshentetët /Nga Elvira Matoshi/

70
0

Hulumtimi që ka bërë Elvira Matoshi nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës paraqet një fenomen shumë të rëndësishëm dhe delikat shoqëror, duke prekur ndikimin e rrjeteve sociale të të rinjtë, te fëmijët e grupmoshave 10,11,12 vjeçe dhe te grupmoshat 16,17,18 vjeçe.
Elvira përmes grafikonit ka paraqitur të dhënat e fituara nga hulumtimi, duke nxjerr shifra mjaftë shqetësuese për kohëzgjatjen e qëndrimit në rrjete sociale, sidomos për kohën që e kalojnë në lojëra.
Lexoni me vëmendje çfarë na prezanton Elvira Matoshi, gjithsesi një hulumtim i shkëlqyeshëm, me të dhëna argumentuese me shifra dhe përshkrtim të bukur logjik e të rrjeshëm të rezultateve të hulumtimit. /Nga editori i portalit, Nexhat Buzuku/

Nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës
Hulumtim


/Nga Elvira Matoshi/


Përshëndetje të nderuar, po shpresoj të jeni mirë!
Desha të ndaj me ju disa nga të dhënat që kam nxjerrë nga hulumtimi im.

Tema: “Përdorimi i rrjeteve sociale tek fëmijët dhe adoleshentetët”

Si çështje kyçe e këtij hulumtimi ishte ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentët dhe fëmijët. Hulumtmi zgjerohet jo vetëm se sa ndikojnë rrjetet sociale por edhe ky ndikim a është pozitiv apo negativ, a janë ata të varur nga rrjetet sociale, a ndikojnë në shëndetin e tyre mendor, kryesisht duke u bazuar në përvojat personale të të rinjëve target, që ishin fëmijët e klasës së shtatë (grupmosha 10-11-12) dhe të klasës së njëmbëdhjetë (grupmosha 16-17-18).

Adoleshentët (grupmosha 16-17-18) përbëjnë pjesën më të madhe të përdoruesve të rrjeteve sociale në krahasim me fëmijët. Ata gjatë ditës qëndrojnë gjashtë orë në rrjete sociale e disa prej tyre theksuan që ndonjëherë qëndrojnë edhe më shume se gjashtë orë në ditë.

Tek fëmijët arsyeja kryesore e përdorimit të rrjeteve sociale ishte pikërisht komunikimi me familjen dhe me shokët, ndërsa adoleshentët i përdorin për t’u argetuar. Adoleshentët janë shumë të varur nga rrjetet sociale dhe ndihen të zbrazët e të mërzitur gjatë kohës kur ata nuk nuk janë të kyçur në rrjete sociale. Rrjetet sociale, gjithashtu, janë shumë ndikuese në aktivitetet e tyre, e sidomos në shëndetin e tyre mendor, duke theksuar që ata shumë shpesh përballen edhe me ankth, depresion e trazira emocionale për shkak të përdorimit të tepërt të rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here