Home Extra Pluhuri dhe ndotja po ngulfasin qytetarët e Kosovës

Pluhuri dhe ndotja po ngulfasin qytetarët e Kosovës

75
0

Dikur…

Gjeneratat më të vjetra, por edhe ata të cilët e kanë jetuar një pjesë të jetës në periudhën e paraluftës, e mbajnë në mend se rrugët janë pastruar relativisht shpesh me ujë, dhe janë fshirë nga kompanitë mirëmbajtëse të asaj kohe.

Sot kemi një realitet tjetër…!

Edhe pse jeta është bërë më dinamike, shtimi i numrit të veturave, i qytetarëve, i ndërtimeve, kaminonë të tonazheve të ndryshme duke lënë pas vete zhavor dhe rërë, më pas rëra që hidhet gjatë dimrit, por edhe shumë faktorë të tjerë që e ndotin ambientin, prap se prap qeveritë komunale nuk marrin masa që ky problem serioz, që po nxinë jetën e qytetarëve për ditë e më shumë, të sanohet dhe të ketë një trajtim më të mirë.

Shihet qartë urgjenca e angazhimit të kompanive për t´u marrë me këtë punë, apo edhe ndoshta kompanitë ekzistuese që janë në gjumë, të zgjohen dhe të marrin përsipër sanimin e dëmeve të kahmotshme.

Nuk mjafton një pastrim sipërfaqësor i bërë sa për sy e faqe!

Të gjithë që kanë patur rastin të vizitojnë ndonjë vend europian, kanë vërëjtur se si qëndrojnë me pastërtinë.

Një përvojë e tillë u nevojitet qyteteve tona. Kemi nevojë imediate për sanimin dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e e infrastrukturës rrugore në qytetet tona, sepse ka koncentrim më të madh banorësh.
Larja e rrugëve me ujin e grumbulluar enkas për një veprim të tillë, e ndryshon pamjen dhe u jep gjallëri qyteteve tona, e bënë jetën më cilësore, një ambient më i pastër reflekton dashuri për qytetin dhe vendin në përgjithësi.

Komunat e Kosovës dhe të zgjedhurit me votë nga qytetarët nëpër asambletë komunale duhet ngritur këtë çështje në vazhdimësi dhe mos t’a lënë në mëshirën e fatit këtë problem kaq të rëndësishëm.
Prandaj, drejtoritë e Shërbimeve Publike në nivel komunash të ngrisin kapacitetet dhe të bëjnë pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në të gjitha lagjet e komunave.

Nuk duhet drejtuar gishtin askujt, por duhet një angazhim më i shtuar dhe përgjegjësi më e madhe nga institucionet, të cilat janë të thirrura për mirëmbajtjen dhe sanimin e rrugëve në nivelet komunale.

Është e papranueshme që pastrimi të bëhet vetëm në kuadër të angazhimit shtesë që kanë ndërmarrë komunat për parandalimin e virusit COVID-19. Ndërkohë që shëndeti i qytetarëve domosdoshmërisht duhet të jetë prioritet.

A do të ndryshojmë?

Pastrimi i rrugëve dhe trotuareve të bëhet një rutinë e përhershme dhe jo sporadike, pasi që një ambient më i pastër mbronë shëndetin e qytetarëvë!

/Shkruan: MSc. Skender Berisha/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here