Home Lajmet Policia e Gjilanit njofton: Të shtëna me armë zjarri në Viti, një...

Policia e Gjilanit njofton: Të shtëna me armë zjarri në Viti, një i vdekur e dy të plagosur…

116
0

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, i cili njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin sot në mesditë në rrugën “Kemajl Azizi”, në Vitit.

Ndërkohë, njëri prej të plagosurve që ishte në gjendje të rëndë ka vdekur, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.

Ai tha se njëri ka vdekur nga plagët, ndërsa dy janë të plagosur, njëri me gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas toger Hashanit, Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një të dyshimtë lidhur me rastin “plagosje me armë zjarri”.

” Ju informojme se me 13 korrik 2021, rreth orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e Stacionit Policor iu kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka thënë togeri Ismet Hashani.

Njoftimi i plotë i toger Hashanit:

“Plagosje me armë zjarri”

Ju informojme se me 13 korrik 2021, rethë orës 11:00 në Rr. “Kemajl Azizi” në Viti, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.

Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor iu kanë përgjegjur rastit me urgjencë.

Sipas informatave që kemi tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, ndërsa i treti me lendime të lehta.

Dy të lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilanit, ndërsa i treti ndalet për trajtim mjeksor sor në emergjencen e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëhequr Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e Shtetit.

Siç e kemi cekur në titull të shkrimit, e sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togerit Ismet Hashnit, njëri nga tre të plagosurit ka ndërruar jetë, duke mos i përballuar plagët e marra nga arma e zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here