Home Kult/Arsim Profesori që mbylli një epokë në mësimdhënie – rilindës i kohës sonë:...

Profesori që mbylli një epokë në mësimdhënie – rilindës i kohës sonë: Profesor Musah Rahimi sot ka ditën e lindjes – Ai sot mbyll kapitullin e punës aktive…

2177
0

/Nga Nexhat Buzuku/

Sot, me 4 korrik 2020 /në orën 00:35/

Është privilegj që për profresorin do t’i shkruaj disa rreshta dhe asgjë përtej asaj që ai ishte në udhëtimin e tij jetësor me ditar në dorë, në punë me nxënës.

Profesori nisi në histori, pra hyri në histori, eci nëpër te dhe arriti deri këtu në finale – në kapitullin përmbyllës të punës aktive në edukimin e brezave të pafund.
Profesori nuk do të jetë më aktiv me ditar në dorë, por, ai, tashmë është skalitur në çdo faqe ditari të shkollave ku ka punuar.

Profesori ka hyrë, aty, në ditar dhe s’do të dal kurrë më!
Prandaj, profesori Musah ka hyrë në përjetësi në të gjallë, sepse ku ka më shenjtëri se sa të jesh aty ku fanari i dijës nuk shuhet kurrë – shkolla!

Ai që rrugës i del në krrye, ai që udhëtimit i arrin në fund – ai ka përmbushur misionin e tij, ai është realizuar në plotëni, ai mbetet përgjithmonë, ai nuk shuhet kurrë…!
Këtë e ka arritur profesor Musa, siç i thoshim gjithmonë.
Elegant, i urtë, fjalëkuptimplotë, i rrjeshshëm, komunikues, pedagog e edukator i radhëvë të para, kudo që punoi…

I rregullt në mësim, kurrë i vonuar, merrte ditarin dhe nisej në klasë, e aty në mësonjëtore gjithmonë dominonte orë e përkryer mësimi, me përkushtimi e disipilinë të plotë.
Nxënësit kurrë nuk kanë pyetur a ka ardhur profesor Musa, sepse nuk ka munguar kurrë, sepse nuk mbaj mend të jetë vonuar, sepse punën e bënte me vullnet dhe me dashuri për misionin e tij e për nxënësit.

Pak histori për rrugëtimin jetësor të profesorit Musah

U lind me 1955 në Stançiq, Malësia e Karadakut. Ishte bir i familjes fshatare bujare dhe atdhetare. Katër klasë të fillorës i kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren e përmbylli në Shurdhan.
Me 1970 nisi mësimet në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, duke i kryer me sukses në vitin shkollor 1974/75.
Pastaj, me diplomë gjimnazi, djali i ri, Musah Rahimi, u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës, në Degën e Historisë, duke diplomuar me kohë.

Ai filloi me punën me 1981 në fshatrat Stançiq, Dunav dhe Shurdhan

Në vitin 1983 ai punoi në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, ndërsa me 1989 në Shkollën Fillore “Selami Hallaçi” po në Gjilan.
E me 1992 profesori Musah vazhdoi misionin e tij të shenjtë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, fillimisht në Zhegër, n ëparalelen e ndarë e pastaj në Gjimnazin amë në Gjilan.
I vendosur, i patrembur dhe gjithmonë në krye të detyrës ishte dhe mbeti profesori Musah gjatë gjithë rrugëtimit jetësor.

Krahas punës në arsim…

Krahas punës së jashtëzakonshme në procesin edukativo-arsimore, duke dal fitimtar përballë çdo sfide, edhe kur retë e zeza rënduan e nxinë tokën dhe qiellin tone, profesori Musah ishte një vigan i fjalës i punës.
Ai nuk nënshtrohej, ai nuk pranonte hipokrizinë, ai gjithmonë u rreshtue në anën e të drejtës e të vërtetës, ai ishte kudo që punoi afrues e bashkëpunues.
Ndjenjën kombëtare – atdhetare profesori nuk e shpërfaqi vetëm në mësimdhënie, por kjo ndjenjë shpërtheu në aktivitete e veprimtari të pafundtta kulturore e artistike, për vite me radhë.
Ai që kur ishte gjimnazist ishte anëtar i idalluar i Shqërisë Kulturore – Artistike “Bajram Curri” në Shurdhan, si valltar, instrumentist e këngëtar.

Profesor Musah…

Profesor Musah, ti po pensionohesh duke qenë deri më tani pjesë e jona, pjesë e Gjimnazit, aty ku ti ke hy për vite, aty ku shpërndave eduktatë e dije, kulturë, urtësi e jetë.
Ti po largohesh nga ne, nga Gjimnazi, sepse jeta është e tillë, vjen fundi i një misioni për secilin nga ne, për çdo kë që ekziston mbi dhe!
Profesor, ti përfundove so misionin kohë aktive të punës, por koha yte, koha e jetës vazhdon…
T’i bësh 65 vjet e të pensionohesh nuk është plakje. Sepse, mosha nuk ka të bëjë me plakjen. Derisa sa të kesh jetë do ta jetosh ate.
Nëse nuk do ta plakësh shpirtin tënd, mos e humb entuziazmin.
Dhe, për fund, profesor, kush ka shëndet, vullnet dhe liri, të mos merakoset për moshën e tij.

Profesor, secili nga ne do të arrijë këtë ditë, nëse e ka shëndetin sikur që e ke ti.
Ndihu krenar për punën që ke bërë!
Jetoje jetën sikur po e nis nga fillimi!
Nëse të thërras legjendë mos m’u hidhëro!
Legjendë, urime dita e lindjes!
Urime pensionimi! Ta gëzosh me shëndet të plotë e jetë të gjatë!
Rrugët e tua qofshin të bardha! Koha e tretë qoftë e shëndetshme dhe plotë jetë!
Momenti për të cilin ke nevojë për gëzim është tani, është sot. Duhet të jesh i lumtur me jetën tënde, me sukseset tua, me misionin që përfundove me plotë suksese!

Profesor, mbetesh i yni përgjithmonë! Të presim në vizitë në festat e shkollës, në ditët më të mira!

P.S.- Besoj shumë se urimit për ditëlindjen dhe pensionimin tënd i bashkangjitet i gjithë kolektivi i shkollës.

Për ty, me shumë respekt,

Z.drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan

Nexhat Buzuku

Foto: Musah Rahimi e Zejnullah Rexhepi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here