Home Kult/Arsim PROTOKOLLI I DALJES NGA SHPIRTI I SAJ MUNGON

PROTOKOLLI I DALJES NGA SHPIRTI I SAJ MUNGON

150
0

/Nga Sabit Rrustemi/

Premiera poetike pa fotografi

Ajo që s’ndodh as në ëndrra
s’ka pse shkruhet
a thuhet

Kahdo që të shkoj
dhe botërave tjera të kalëroj
a qiejve të paarritshëm
i lumi shpirt i trupit tim
do të mbetet vetëm brenda shpirtit të saj

S’kam çka e vras mendjen
as e trazoj atë që tashmë pushon brenda meje
dhe ëndërron një jetë çfarë e menduam
përtej këtyre paanësive që s’përthekohen

Ka vetëm një udhë
që t’qon drejt saj

Nuk ka dhe një të dytë që t’largon

Flej qetë e kënaqu thellësive të paqta
të asaj qenie sa vetë bota
shpirti im

Sa t’ketë gjak nëpër dej
dhe yje nëpër këta qiej
aty ku pulson zemra
ti mbetesh
si vetë dashuria

Protokolli i daljes nga shpirti i saj mungon

( 17 maj 2020 )

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here