Home Lajmet PSD nuk ka guxim të dal as në zgjedhjet lokale të 17...

PSD nuk ka guxim të dal as në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

27
0

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka dal me njoftimin se nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, sepse, kinse, zgjedhjet nuk qenkan “prioritet” i tyre.
E si mund të ekzistojë një parti kur nuk merr pjesë në zgjedhje?!

Madje, dy pamfletet “informative” në Prishtinë paskan dal me tituj “PSD bojkoton zgjedhjet”! Çdarë absurdi, do të thoshim një dredhi dhe mashtrim i opinionit se PSD po bojkoton zgjedhjet! Kur nuk ekziston s’ke çka bojkoton. Partia pa anëtarësi është fiksion, nuk ekziston, ose është sajesë.

Kur nuk ekziston, ose ke vetëm një emër fiktiv pa struktura, pa degë, pa nëndegë, pa elektorat, e të thuash “PSD bojkoton zgjedhjet…” është një marrëzi, një mashtrim, një rrenë e kulluar. Si të bojkotosh diçka kur nuk ekziston,. kjo tingëllon në “reductio ad absurdum”.

Ndërkohë që PSD-ja po “bojkotuaka” zgjedhjet, në Kamenicë i lihet e drejta Qëndron Kastratit për të dal ose jo në zgjedhje! Ja absurdi!

Lexuesit qenkan tallur me njoftimin e PSD-së.

Ja dihotomia e njoftimit të PSD-së, ja pra loja e fjalëve në njoftim:

NJOFTIM

Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlametare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë.Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here