Home Punë e mrekullueshme në qendrën e tatimit në pronë

Punë e mrekullueshme në qendrën e tatimit në pronë

Sapo të futesh në katin e parë, hyrja në të majtë të dergon në katin e dytë, në hapësirën e tatimit në pronë. Aty secili pret palë, kryen punë pa zhurmë, shpejtë dhe me përshëndetjen “ditën e mirë” që merr secili qytetar pasi kryen punë.

Kjo kulturë pune vërtet të bën të ndjehesh i lumtur me shërbime të shkëlqyeshme, me sjellje korrekte.Të bën përshtypje qëndrimi dhe sjellja miqësore, komunikimi i kulturuar interaktiv në shërbim të kryerjes efikase të punës.

Pamjet në foto pasqyrojnë punën e mrekullueshme që bëhej aty. Prandaj, duhet t’i vlerësojmë njerëzit për punë të mira dhe jo vetëm t’i mbajmë në shënjestër.

Kjo qendër meriton vlerësim maksimal nga strukturat drejtuese komunale. /N.B./www.arenapress.info/