Home Extra Pushimet me familje në Zvicër, Haradinaj i prezantoi si vizitë zyrtare

Pushimet me familje në Zvicër, Haradinaj i prezantoi si vizitë zyrtare

264
0

Ramush Haradinaj është shërbyer me një darkë që dy mërgimtarë ia kishin shtruar, për ta prezantuar si vizitë zyrtare qëndrimin njëjavor në Zvicër, ku kishe udhëtuar me familje e miq për t’i kaluar pushimet dimërore. Në Aeroportin e Cyrihut i ishte ofruar shërbimi VIP, vlera e të cilit për një person ishte 750 franga.

Vizita ka ndodhur në janarin e sivjetmë, sa ishte kryeministër në detyrë.

“Koha Ditore” ka siguruar të hënën korrespodencat që Gani Demaj, shef i kabinetit dhe këshilltar politik i Haradinajt sa ishte kryeministër, kishte realizuar me Ambasadën e Kosovës në Bernë për llogari të përgatitjes së vizitës, raporton KOHA.

Në letrën e parë adresuar Ambasadës, Demaj saktëson se vizita nuk ishte zyrtare.

“Të shtunën, 11 janar 2020, kryeministri në detyrë, SHT z. Ramush Haradinaj, do të arrijë në Zvicër për vizitë private – pushime”, thuhet në e-mailin e parë, përmbajtjen e të cilit e ka siguruar gazeta. “Kryeministri Haradinaj arrin nga Prishtina në Aeroportin e Cyrihut, në orën 16:35, dhe do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja, znj. Anita Haradinaj, vajza H. H., djali T. H., dhe vëllai i Anitës, L. M. Kryeministri Haradinaj kthehet në Prishtinë më datë 17 janar 2020 përmes aeroportit të Cyrihut, nisja nga Cyrihu në orën 13:20”.

Krahas këtyre të dhënave, në këtë komunikim ishte lutur Ambasada që Haradinajt t’i organizohej pritja në Aeroport dhe që të njoftoheshin autoritetet përkatëse zvicerane për qëndrimin e kryeministrit dhe familjarëve të tij, në territorin e këtij shteti. Aty ishte thënë se nuk kishte kërkesë për organizim transporti.

Në një e-mail pasues është theksuar se në delegacion do të jetë edhe z. Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here