Home Sociale/Ekonomi Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

137
0

Qeveria, në mbledhjen e 15-të, të mërkuren, ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes këtij projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.

Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’iu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.

Në anën tjetër, projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike kryeministri Hoti e cilësoi kryesor për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Bajrami, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hoti, ka saktësuar se pas miratimit të projektligjit në Kuvend, qytetarët do t’i kenë katër muaj në dispozicion për tërheqjen e këtyre kursimeve. Ajo ka shtuar se përpos prioritetit të dhënë në rishikim të buxhetit, “ne masat i kemi parë në këtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”.

“Me këtë projektligj janë plotësuar e ndryshuar disa ligje. Këto nene do të jenë në fuqi përkohësisht që nënkupton se do të jenë në fuqi deri në dhjetor të vitit 2021. Kemi paraparë ndryshim-plotësimin e ligjit për fondet pensionale. Përfundimisht do të mundësohet ajo tërheqja, ne mendojmë që menjëherë pas aprovimit të ligjit”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here