Home Uncategorized Qyteti i blirëve dhe plepave – aleja kryesore e qytetit me kubëza/Gjilani...

Qyteti i blirëve dhe plepave – aleja kryesore e qytetit me kubëza/Gjilani në vitin 1966 – Kthimi në kohë /37/

89
0

Udhëtim nëpër vite…gjurmë në të një realiteti të zhdukur dhe një kujtese të pa shlyer…

Gjilan, 23 prill 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1966. – Pamje e bukur, rruga me plepa dhe kubëza, fiqa që ishte simbol i veturës së asaj kohe, kishin mundësië me e ble dhe punëtorët.

Rruga kryesore, ale fenomenale e qytetit. Majtas, blirët të paluar si nuset që lëshojn bukurinë mahnitëse. Djathtas, parku i qytetit. Skaj trotuarit dhe rrugës kryesore të shtruar me kubëza zgjaten drejt qiellit plepat e rradhitur si divizion ushtarak.

Shpirti po qetësohet. Pluhur askund. Rruga e shtruar me kubëza. Fiqa 750 si një buburec shëtitet rrugës kryesore dhe e ka fjalën dominante. Aty – këtu ndonjë karrocë me kafshë tërheqëse që zbret teposhtëzës për të vizituar tregun, të shtuneve.
Aroma e blirit, valvitja e plepave si një konçerto të Betovenit qetësojne shpirtin e gilanasit. Në të majtë, shkolla fillore ” Vuk Karaxhiç”, kiosku i leblebixhiut dhe kiosku ku punonte Bushatovqi që shiste gjëra të ndryshme.

Parku i qytetit me drunj të llojeve të ndryshme, me degët që zgjeroheshin në të gjitha drejtimet dhe qielli dukej vetëm në mes të degëve. Në fund te parkut kiosku e janjevaliut dhe berberi.
Pastaj, erdhi një kohë tjetër, e varrosën rrugën kryesore me asfalt, pastaj ia ‘vodhën’ shpirtin, duke i prerë plepat! E bënë rrugën cullak! rrugën kryesore e mbushën me karbon dioksid të automobilave.

Temperaturat në qytet po ngriten, pluhur sa të duash! “Jeta i ka ritmet e veta, disa nuk e kuptojnë muzikën e jetës, mendojnë se kravata dhe paraja është jeta”!/ Dostojevski/Nga dr.Shevqeti, editori:N.B./ Paralajmërim: Nuk lejohet keqpërdorimi, kopjimi apo ribotimi i tekstit dhe fotove pa pëlqimin e editorit. N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here