Home Jeta Qyteti i Gjilanit – Çdo kohë e ka vulën e vet!

Qyteti i Gjilanit – Çdo kohë e ka vulën e vet!

142
0

Qyteti i Gjilanit në fotografi – kanë ndryshuar kohët, mentalitetet dhe pamjet…

Kanë filluar të më pëlqejnë ndryshimet në qytet. Dje kam shëtitur kohë më të gjatë në 6 vitet e fundit dhe, thënë të drejtën, kishte rregull. Vizitova dy zejtarë: Kujtën dhe Shabanin, i pari rrobaqepës i dyti këpucar, më impresionon vullneti i tyre në punën që bëjnë. Që të dy bëjnë punë – zeje arti, sepse kujdesen për dukjen dhe ecjen tonë. Disa artizanë në Gjilan i kanë ruajtur traditat, por numri i tyre është tkurrur shumë.

Nuk po zgjatem, ky kolazh fotosh është bërë nga Erjoni. E pyeta a ke vlerësim për këto pamje qyteti, tha: më pëlqejnë; ti, tha, kishe kohën dhe pamjen e dikurshme të qytetit, ne të rinjtë dhe njerëzit e këtij shekulli kemi kohën tonë siç kishit ju dikur tuajën. U pajtova, sepse nuk mund ta ktheja qytetin e dikurshëm në këtë kohë! Kur e vërteta ka argumente të fuqishme nuk lakohet tutje.

Megjithatë, duhej ruajtur diçka nga e vjetra, nga e kaluara, si kohë e si trashëgimi…Ose, t’i ruajmë e përkrahim këto pak që kanë mbetur.

/N.B./www.arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here