Home Dikur/dje dhe sot/ Qyteti i Gjilanit në vitin 1936 – kalldrëmi, ndërtimet karakteristike, elektrifikimi po...

Qyteti i Gjilanit në vitin 1936 – kalldrëmi, ndërtimet karakteristike, elektrifikimi po afrone…/Kthimi në kohë/35/

144
0

Kronik kohe – udhëtimi që nuk ndalet kurrë…

Gjilan, 22 prill 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1936. – Rruga kryesore e qytetit e shtruar me kalldrëm nga babagjyshi im Mehmeti. Shihet Xhamia ‘Shehzade’ pa minare, nën xhami gjenden qendra zejtare e gilanasve dhe banka ‘Kosova” ne stilin barok.

Fotoja fllet se atëherë në brigjet e lumit Dobrusha nuk ka pasur plepa.

Në anën e majtë duket objekti i njohur me emrin ‘Kausha’, që në periudhën 1941- 45 ishte burg famëkeq. Shihet shtëpia e Simonoviqëve, e cila ishte dykatëshe, ndërsa në mes të këtij objekti dhe ‘Kaushës’ ishte tregu i gjelbërt.

Mbi xhami suket objekti ku ka qene barnatorja e kroatit Ante Jerkoviq dhe bashkëshortës Anës të vrarë me 1942. Në anën e djathtë shihet Gjykata e Rrethit, godinë dykatëshe, ndërsa andej lumit Dobrusha shtëpia barok e Dushan Stoshiqit,

drejtor i bankës private ekonomike. Shtyllat e rrymës të montuara, që ishte përgatitje për elektrifikimin e qytetit me 1937. /Nga dr. Shevqeti, editori: N.B./Paralajmërim: Nuk lejohet keqpërdorimi, kopjimi apo ribotimi i tekstit dhe fotove pa pëlqimin e editorit. N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here