Home Extra Rrethrrotullim përballë Qendrës Tregtare ‘Agmia’

Rrethrrotullim përballë Qendrës Tregtare ‘Agmia’

149
0

Gjilan, 25 prill 2021 – Sepse, jo vetëm qendra tregtare ‘Agmia’, më e vjetra në Kosovën e re, sepse ka nisur punën në vjeshtën e vitit 1999, por edhe biznese tjera perreth, pastaj shërbimet komunale për letërnjoftime dhe pasaporta, qendra e regjistrimit të automjeteve, shërbime avokatie, sigurime veturash dhe Gjykata, kane mbetur të izoluara në mungesë të rrethrrotullimit pranë këtij kompleksi të rëndësishëm.

Dy rrethrrotullimet tjera, njëri në fillim të rrugës së Bujanocit dhe tjetri në cepin e rrugës qarkore pak metra para marketit ‘Drini’, tash marketit ‘Interex’ nuk u hyjnë në shërbim qendrës tregtare ‘Agmia’ dhe shërbimeve tjera në këtë kompleks tregtar – biznesor, duke përfshirë edhe shërbimet tjera që ofrohen për qytetarë e që u përmendën më lart.

Qytetarët që tradicionalisht udhëtojnë nga qyteti në drejtim të qendrës tregtare ‘Agmia’ dhe kompleksit aty, duhet të shkojnë te rrethrrotullimi i dytë dhe të bëjnë kthim prapa për te ‘Agmia’ dhe shërbimet tjera që ofrohen në këtë kompleks, si dhe te shërbimet tjera që qytetarët marrin nga institucionet aty në afërsi..

Prandaj, rrethrrotullimi pranë këtij kompleksi, ku qytetarët do të kenē qasje më të shpejtë, është edhe i arsyeshëm edhe i domosdoshëm. Askush s’ka të drejtë që ta dëmtojë qendrën tregtare ‘Agmia’ dhe bizneset aty, por edhe të krijojë bariera të panevojshme, kur ka mundësi të bëhet edhe rrethrrotullimi pranë kompleksit në fjalë.

Komuna e Gjilanit duhet të ndërmerr veprime të duhura në këtë drejtim. /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here