Home Extra Secili nga ne ka një rrugë të pakthim drejt së cilës marshojmë...

Secili nga ne ka një rrugë të pakthim drejt së cilës marshojmë pa vullnetin tonë! Çka shkruan në pllakën e varrit të një gjilanasi?!

112
0

Jeta dhe vdekja – një proces me dy të kundërta absolute që nuk takohen kurrë. Kur ka jetë nuk ka vdekje, kur shuhet jeta sundon vdekja. Vdekja ekziston vetëm në mungesë të jetës.

Në një pllakë varri në Gjilan shkruan:
“Unë isha dje aty ku jet ti sot – nesër do të jesh ti aty ku jam unë sot!” Kjo thënie është tipike filozofike, është jetësore, kuu me një fjali të shkutër është pasqyruar koncepti jetë dhe vdekje. Pra, thënia e zbërthyer ka këtë domethënie: “Unë isha dje i gjallë por sot jam i vdekur, ti je sot i gjallë por nesër do të jesh i vdekur, pra dje isha i gjallë sikur ti, por sot nuk jam, ashtu siç ti je sot i gjallë por nesër s’do të jesh.

Porosia e kësaj thënie është hyjnore: Mos u tall me të vdekurin, mos mbaj kokën lartë se ai vdiq, sepse nesër edhe ti nuk do të jesh. Secila qenie gjallë, pra edhe njeriu, e ka procesin e vdekjes në qenien e tij, në veten e tij!
Vdekja ndodh kur jeta shuhet, pra vdekja është mungesa e jetës.
Secili nga ne ka një rrugë të pakthim drejtë së cilës marshojmë pa vullnetin tonë! /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here