Home Lajmet Shkarkohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit, u emëruan emra të rinj

Shkarkohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit, u emëruan emra të rinj

100
0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot gjatë ditës ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas vendimit, të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli dhe Violeta Abazi-Huruglica.

Ministrja Nagavci në vend të tyre menjëherë ka emëruar Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli.

Ndërkaq, sipas arsyetimit, shkarkimi i tyre ka ardhur duke u mbështetur në raportin e punës, gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, të reflektuara me mosefikasitet apo sjelljeve të cilat paraqesin dështim, refuzim, shpërfillje, paaftësi të vazhdueshme për t’i përmbushur detyrat e postit që ushtron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here