Home Kult/Arsim Shkolla e talentëve të artit pamor /përvjetori…/

Shkolla e talentëve të artit pamor /përvjetori…/

105
0


/Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan kremtoi dirën e shkollës/

Sot, Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan kremtoi dirën e shkollës, ndërsa dita festive u shoqërua me fjalën përshëndetëse dhe pasqyruese për procesin edukative arsimor e artistik që është duke e bërë kjo vatër diturie në Anamoravë.
Drejtori i SHMAP “Adem Kastrati”, Roland Masurica, shkurtimisht ka prekur ecurinë e themelimit të shkollës dhe sukseset e vazhdueshme që po arrin kjo vatër e artit pamor në nivel rajonal.
Gjithashtu, për ditën e shkollës, nxënësit kishin përgatitur ekspozitën me piktura dhe vizatime të përzgjedhura.
Kjo shkollë është duke nxjerr talentë të fushës së artit, e që po dëshmohen jo vetëm në studime por edhe në organizime, veprimtari e aktivitete të ndryshme në komunë e përtej. /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here