Home Sociale/Ekonomi Shpenzoni shumë? Këto zakone të thjeshta do t’ju ndihmojnë të kurseni para

Shpenzoni shumë? Këto zakone të thjeshta do t’ju ndihmojnë të kurseni para

184
0

Nëse habiteni se sa shpejt ju mbarohen paratë, mendoni se sa ju kushtojnë zakonet e përditshme, shkruan botasot.info. A shpenzoni 10 apo 15 euro për ushqime të shpejta çdo ditë? A vraponi për të blerë diçka që në të vërtet nuk iu nevojitet? A bëni blerje të ndryshme vetëm për të qenë në të njëjtin nivel si miqtë tuaj?

Këto zakone, në dukjet të vogla, mund t’iu ndihmojnë të kurseni qindra madje dhe mijëra para çdo vit.

Ja disa nga gjërat më të mira dhe të thjeshta që njerëzit mund të bëjnë për të kursyer para çdo ditë:

Bëjini punët vetë

Sfidoni veten duke mësuar aftësi të reja dhe duke provuar kënaqësinë e të bërit diçka vet. Punë që realizohen lehtë si: lyerja e shtëpisë me bojë, rregullime të vogla hidraulike, qepje, mirëmbajtje të biçikletës, pjekje, gatim pse jo dhe kopshtari ju ndihmojnë të kurseni dhe njëkohësisht të argëtoheni.

Llogaritni shpenzimet

Është e rëndësishme të dini në fund të çdo muaji se si janë shpenzuar paratë tuaja. Të gjithë bëjmë gabime, kur vjen puna te shpenzimet. Mendoni për faturat, makinën, qeranë, internetin, etj.

Shpenzoni vetëm paratë që keni

Në ditët e sotme është e thjeshtë të futesh në borxhe dhe të blesh çdo gjë që ti dëshiron. Është e kuptueshme të zotëroni një kartë krediti për një emrgjencë, por mos e shfrytëzoni sa herë që nuk keni para mjaftueshëm. Ruajeni për ditë të vështira dhe shpenzoni vetëm paratë që keni në gjendje.

Rrini larg jetës së natës

Besoj e keni dëgjuar shprehjen “Nata është me barrë, s’dihet ç’pjellë.” Dhe kjo është një këshillë shumë e mirë për ata që duan të kursejnë. Nata i bën njerëzit t’i boshatisin xhepat për gjëra të panevojshme, që mund të kryhen fare mirë më lirë dhe në shtëpi.

Jini të lumtur me ato që keni

Ndihuni të lumtur dhe vlerësoni atë që keni. Mos u ndjeni ziliqar sepse zotërimi i “gjërave” është një garë që askush nuk mund t’a fitoj. Do t’ju sfilis dhe në fund do jeni prapë i pakënaqur.

Investoni për produktet cilësore

Mos u tregoni dorështrënguar në produktet që ju i përdorni shumë. Sidomos për produktivitet, për shembull: thika, pajisje, krevat, mobilie zyre, etj. Ju duhet një krevat dhe dyshek me cilësi të mirë, edhe nëse ai kushton, kjo thjesht do të thotë që ju nuk do të shpenzoni për 5 vitet e ardhshme. Mendoni për jetëgjatësinë e investimeve tuaja për të identifikuar nëse është janë të vlefshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here