Home Lajmet Shtetet e Bashkuara do t’u dërgojnë ndihmë financiare palestinezëve për promovimin e...

Shtetet e Bashkuara do t’u dërgojnë ndihmë financiare palestinezëve për promovimin e paqes në mes të palestinezëve dhe izraelitëve

53
0

Administrata amerikane e presidentit Joseph Biden e informoi Kongresin këtë javë se do të dërgojë ndihmë financiare prej 10 milionë dollarësh për palestinezët me qëllim promovimin e paqes me Izraelin, edhe pse konfliktet midis dy palëve janë të ndezura.
Ndihma do t’u dërgohet grupeve palestineze në Bregun Perëndimor dhe Gaza për të ndihmuar projektet e bashkëpunimit dhe pajtimit me izraelitët, raporton Aassociation Press (AP).

Izraeli konfirmoi se avionët e tij vazhduan sulmet ajrore në objektivat ushtarake të Hamasit në Gaza këtë mëngjes dhe anëtarët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në drejtim të Izraelit. Numri i viktimave të konfliktit po rritet çdo ditë, por edhe presioni i bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund atyre , Raporton Reuters.

Sirenat u dëgjuan sot në disa qytete në jug të Izraelit, duke paralajmëruar një sulm me raketa nga Gaza, dhe disa ndërtesa u goditën në Bersheba dhe Ashdod, dhe nuk pati raportime për viktima. Hamas ka marrë përgjegjësinë për lëshimin e këtyre raketave, sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here