Home Lajmet Shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë

Shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë

90
0
Two different types of Japanese passports


Sipas indeksit global të ‘Henley Global’ për vitin 2021, pozitën e parë në botë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin, pasaporta e të cilave mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa vizë.

I dyti në listë është dokumenti i udhëtimit i Zelandës së Re me mundësi për udhëtim të lirshëm në 146 shtete, prej të cilave pa viza në 98 vende.

Vendin e tretë e ndajnë Gjermania, Finlanda, Austria, Luksemburgu, Spanja, Italia Zvicra, Australia dhe Koreja e Jugut, shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë në 144 shtete.
Në listë, në nivel global për arritje të vlerësimit më të lartë për mobilitet, vendin e katërt e ndajnë Suedia. Holanda, Danimarka, Belgjika, Portugalia dhe Irlanda me mundësi udhëtimi në 143 vende, ndërsa vendin e pestë e ndajnë Franca, Malta, Çekia, Greqia, Polonia. Hungaria, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja, me pasaporta të të cilave mund të udhëtohet në 142 vende.

Nga vendet në rajon, më mirë e ranguar është Greqia, në vendin e pestë (hyrje në 142 shtete/në 104 pa vizë), Sllovenia në vendin e gjashtë (hyrje në 141 vende/pa vizë në 103). Pason Kroacia në vendin e nëntë me hyrje në 137 vende dhe regjim pa viza me 99 vende, në vendin e dhjetë me hyrje në 136 shtete janë Rumania (regjim pa viza me 99 vende) dhe Bullgaria (regjim pa viza me 97 vende),


Radhitja e vendeve të Ballkanit:
Serbia është në vendin e 29-të me hyrje në 111 shtete dhe regjim pa viza në 71 shtete.
Maqedoni e Veriut është radhitur në pozitën e 31.
Pastaj në rang listë janë Mali i Zi (i 37-ti me hyrje në 102 shtete, regjim pa viza me 62 vende), Bosnja e Hercegovina (në vendin e 38-të me hyrje në 101 shtete, regjim pa viza me 62 shtete), Shqipëria (e 39-ta me hyrje në 100 shtete/regjim pa viza me 60 vende) dhe Kosova (në vendin e 81-të me hyrje në 48 vende/regjim pa viza në 14 vende).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here