Home Kronika Rast tragjik në Gjilan: Shuhet Arzie Nuhiu, ish-asambleiste në Kuvendin Komunal

Rast tragjik në Gjilan: Shuhet Arzie Nuhiu, ish-asambleiste në Kuvendin Komunal

185
0


Ish-asamblistja e PDK-së dyshohet se u hodh nga kati i 5 i banesës ku ajo jetonte.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.
.
Sipas Policisë, vdekja ka nodhur sot, me 21 korrik 2021, rreth orës 03:50 të mëngjesit.

Ky rast nga Policia është cilësuar “vdekje e dyshimtë”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Gjilanit:

“Vdekje e dyshimtë”

Sot me 21 korrik 2021, rreth orës 03:50 të mëngjezit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë, është vërejtur një trup i personit të gjinisë femërore.

Njësitet policore nga Stacioni Policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër, shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në vendngjarje ka prezantuar Shërbimi Emergjent (ndihma e parë ), ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja.

Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale .

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen.
Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshjmtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëhequr Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me prokurorin e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here