Home Lajmet Si duhet të plotësoni fletëvotimin për kryetar Komune dhe Kuvendin Komunal

Si duhet të plotësoni fletëvotimin për kryetar Komune dhe Kuvendin Komunal

27
0

Nesër, e diel, 17 tetor 2021, është ditë zgjedhore. Nesër në orën 07:00 të mëngjesit hapen kutitë e votimit anëekënd Kosovës.
Është e rëndësishme që t’i shikoni mirë fletëvotimet që të mos gaboni dhe vota juaj të mos shpallet e pavlefshme.

Ja si duhet të votoni:
Në fletëvotimin për kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve për komunën tuaj, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e.

Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:

Letërnjoftim;

Pasaportë; dhe

Patentë shoferi.

Mos harroni, nesër e diel, me 17 tetor, ju mund të votoni në komunën tuaj për kryetar/e të Komunës, për subjektin politik dhe kandidatin për Kuvendin Komunal.
Voto me bindjen tënde, ti je sovran i votës tënde, vetëm ti vendos për votën tënde, të tjerët nuk mund të vendosin për ty! Voto sipaa bindjes dhe analizës tënde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here