Home Extra Skena spektakolare: Meteori ndriçon qiellin mbi Norvegji, ekzistonte mundësia e goditjes së...

Skena spektakolare: Meteori ndriçon qiellin mbi Norvegji, ekzistonte mundësia e goditjes së Tokës /foto-video/

102
0

Universi, meteori ndriçom tokën në Norvegji, të dielën në mëngjes pas orës 01:00. Pamje spektakolare u vlerësua nga norvegjezët.

Një meteor jashtëzakonisht i madh ndriçoi për pak kohë qiellin mbi Norvegjinë të dielën, duke lënë pas një gjurmë spektakolare vizuale dhe të shëndritshëm.

Raportet e fluturimit të rrufesë së meteorit filluan të mbërrinin rreth orës 01 pas mesnatës, dhe regjistrimet e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme u shfaqën në rrjetet sociale.

Rrjeti norvegjez për ndjekjen e meteorëve analizoi videot dhe të dhëna të tjera të dielën, duke u përpjekur të përcaktojë origjinën dhe destinacionin e meteorëve.

Të dhënat paraprake tregojnë se ekzistonte një mundësi që meteori të godiste Tokën në zonën e madhe me pyje të Finemark, vetëm 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit Oslo, njoftoi rrjeti norvegjez i monitorimit të meteorëve.

“Kjo ishte e çmendur”, i tha Reuters Morten Bilet i Rrjetit Norvegjez, i cili pa dhe dëgjoi meteorin.

Shkencëtarët llogaritën që meteori po lëvizte me një shpejtësi prej 15-20 kilometra në sekondë dhe ndriçoi qiellin e natës për pesë deri në gjashtë sekonda, tha Bilet.

Ai konfirmoi se raportet nuk përmendnin që dëmi material ishte bërë ose se dikush ishte veçanërisht i shqetësuar nga kjo ngjarje, siç ishte rasti në 2013 kur një meteor fluturoi mbi territorin e Rusisë dhe shpërtheu mbi Chelyabinsk. /Përktheu dhe përshtati në shqip: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here