Home Kronika Sot në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Sot në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

66
0

Gjilan, 22 korrik 2021 – Komuna e Gjilanit në bazë të planifikimit njofton se sot, me 22 korrik 2021, nis faza e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që edhe faza e dytë e dezinsektimit të nis sot në orën 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë, në kohë të njëjtë.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.
Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here