Home Lajmet Çdo e katërta veturë e futur në Kosovë nuk i plotëson kushtet...

Çdo e katërta veturë e futur në Kosovë nuk i plotëson kushtet që të jetë në rrugë

91
0

Çdo e katërta veturë që është futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet teknike për të qenë pjesë e trafikut. Kjo statistikë është nxjerrur për katër muajt e parë të vitit 2021, por që statistika të ngjashme vlejnë edhe për vitet e kaluar në Kosovë.

Shifrat e frikshme që rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve në Kosovë ia ka dorëzuar Qendra e Automjeteve e Kosovës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Përafërsisht, çdo e katërta veturë e futur në Kosovë është kthyer dhe udhëzuar për aftësim pas kontrollit në import. Defektet teknike janë më të shpeshta tek këto vetura.

Çdo e pesta veturë e futur në Kosovë nga muaji janar është evidentuar me defekte të mëdha teknike, të cilat sjellin rrezikshmë të lartë në komunikacion, shkruan Indeksonline.

Nga statistikat e sigurara për 4 muajt e parë, plot 1631 makina të importuara nga jashtë nuk e kanë kaluar kontrollin e parë dhe ishin të ndaluara për qarkullim.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as mjetet transportuese, autobusët, minibusët, kamionët dhe transporerët. 14% të këtyre mjeteve që janë futur në Kosovë nuk kanë marrë leje që të hyjnë dje në trafik për shkak të problemeve të ndryshme teknike.
Një nga problemet shqetësuese të veturave të futura në Kosovë është edhe dallaverja që bëhet në ndërrimin e kilometrave. 172 vetura në 4 muajt e parë që janë futur në Kosovë janë evidentuar së kanë ndryshuar kilometrat. Atyre u janë shtuar kilometrat, me qëllim që të paguhet më pak doganë për to.

Vetëm një veture që kishte 200 mijë kilometra, i janë bërë 700 mijë kilometra në mënyrë që pagesën prej 10 mijë eurosh, ta bënte 1000 euro në doganën kosovare.

Organet përgjegjëse kanë gjetur rreth 1000 makina brenda Kosovës që i janë ndryshuar kilometrat.

Indeksonline mëson se janë rreth 50 autosallone që po hetohën nga Njësia e Auto-Krimeve të Policisë për dallavere të ngjashme.

Një fenomen tjetër shqetësues në këtë industri është edhe tentimi që të zëvëndësohet ndryshimi i identitetit të makinave të përdorura. Në 109 raste, janë evidentuar kur është tentuar të zëvendësohet numri i shasisë, apo të rishkruhet në mënyrë të paautorizuar.

Nga vitit 2018 e këndej, janë mbi 1 mijë raste të tilla të raportuara si të dyshimta, nga Qendra e Automjeteve të Kosovës.
Shqetësuese për trafikun kosovar është fakti se më tepër se 250 makina të përdorura që ishin të aksidentuara (jashtë Kosovës), por që kur u sollën në Kosovë, nuk u raportuan si të tilla. Vetëm 48 prej tyre janë lejuar të dalin në rrugë, pas kontrollit të parë në import.

Të gjitha këto parregullsi në lidhje me makinat e përdorura që importohen në Kosovë, kanë shqetësuar edhe Odën Ekonomikë Britanike në Kosovë, që në një kumtesë të mehershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here