Home Lajmet U gjet i vdekur në stacionin e trenit: Nuk e duroi dot...

U gjet i vdekur në stacionin e trenit: Nuk e duroi dot presionin, vrau veten nga “dëshpërimi me virusin korona”!

167
0

Autoritetet që po hetojnë vdekjen e tij thanë se kontrolli tregoi se ai vdiq nga vetëvrasja. Ministri gjerman i financave i ka marrë jetën vetes pasi ka shprehur “dëshpërim” se si të merret me rënien ekonomike për shkak të virusit korona, tha një zyrtar gjerman.

Thomas Schafer, i cili ishte ministër i financave të rajonit gjerman Hesse, u gjet i vdekur pasi vrau veten në një hekurudhë afër Frankfurtit të shtunën. Guvernatori i shtetit, Volker Bouffier, tha të dielën se 54-vjeçari u bë i dëshpëruar, sepse nuk dinte si të merrej me krizën që po pllakos tregjet globale.

Ai tha se Thomas ishte veçanërisht i shqetësuar “nëse do të jetë e mundur të përmbushë pritjet e mëdha të popullatës, veçanërisht ndihmën financiare”.

“Më duhet të supozoj se këto shqetësime e mposhtën atë,” tha zyrtari. “Ai, padyshim, nuk mund të gjente një rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.

Autoritetet që po hetojnë vdekjen e tij thanë se kontrolli tregoi se ai vdiq nga vetëvrasja.

Thomas ishte një anëtar i Unionit Kristian Demokratik të Kancelarës Angela Merkel dhe mbajti detyrën e tij për një dekadë.

/Përktheu: N.B. /Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here