Home Sport Vajzat e arta të Kosovës -Distria Krasniqi u stolis me medaljen e...

Vajzat e arta të Kosovës -Distria Krasniqi u stolis me medaljen e artë – Majlinda Kelmendi e ka rradhën në mëngjesin që po afron /Lojërat Olipmike ‘Tokyo 2020’/

141
0

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi pasi u stolis me medaljen e artë tha se fitoren ia dedikon Kosovës.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të artën në vitin 2016.

Pas triumfit, Distria është deklaruar:

“Po ndjehem shumë mirë, shumë e lumtur, e lehtësuar sepse një ëndërr që e kam pasë prej fëmijërisë e kam realizuar. Kjo medalje shkon për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur“, u shpreh Distria.

“Nuk ka siguri të madhe në olimpiadë, por janë ndjerë shumë mirë, kam qenë në performancë shumë të mirë, i besoj shumë punës së trajnerit dhe ka dalë ashtu si e kemi planifikuar“.

“Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë“.

“Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj“.

Ndërsa në mëngjesin e hershëm të ditës së diel, radhën e ka Majlinda Kelmendi, e arta e Lojërave Olimpike të vitit 2016

Mediat ndërkombëtare raportojnë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’

Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’, pas asaj të Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’.

Xhudistja nga Peja e filloi mirë rrugëtimin e saj parë te medalja e artë, pasi i fitoi të tri përballjet në mënyrë të pastër, duke e përmbyllur mjaft mirë edhe finalen.

Për këtë triumf të Distrisë, shumë media ndërkombëtare gjetën hapësirë që të shkruajnë për medaljen e artë të parë për Kosovën në këto Lojëra Olimpike.

Reuters e kishte titullin: “Distria ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në xhudo në ‘Tokyo 2020’.
Për fitores e Distrisë ka shkruar edhe Associated Press, duke e përmbledhur më shumë garuesit që morën medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike.

Kujtojmë se Pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogram.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti për ta bërë krenare gjithë Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here