Home Kult/Arsim Vetëm arti, me të bukurën dhe imagjinatën hyjnore, e rikthen kohën dhe...

Vetëm arti, me të bukurën dhe imagjinatën hyjnore, e rikthen kohën dhe e përjetëson jetën!/Punime të nxënësve të ShMAP “Adem Kastrati” në Gjilan

74
0

Pikturë/Jeta jonë nē vite, tradita dhe koha e pakthyeshme…/Punime të nxënësve tē ShMAP “Adem Kastrati” në Gjilan/

Talentët e Shkollës së Mesme tē Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan vazhdojnë kreativitetin dhe shkëlqimin në artin e pikturimit e vizatimit, të dizajnit e grafikës.

Nxënësit e kësaj shkolle temë të punimeve të tyre artistike kanë jetën, mënyrën e tē jetuarit, të bukurën në art, natyrën, vatrën, shtëpinë…

Drejtori i këtij tempulli të artit pamor, Roland Masurica dhe stafi mësimdhënës, janë duke bërë punë të mrekulleshme me nxënës.

Emra nxënësish që spikaten me talentin e tyre ka shumë, si Hazbie Behluli, Elza Ismajli, Erza Zymberi…

Ndërkaq, punimet në foto janë vepër e klasës XI-1. Sot, e premte, me 26 nëntor 2021, në shënim të festës së flamurit, në korridorin 2 të shkollës, në objektin e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, do të hapet ekspozita me punimet e nxënësve të artit pamor. /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here