Home Extra Zejtarët e Gjilanit me përkushtim e ruajnë traditën e qytetit dhe i...

Zejtarët e Gjilanit me përkushtim e ruajnë traditën e qytetit dhe i japin vlerë jetës urbane /Ju prezantojmë: Xhevdet Mustafa – çelsaxhiu/

77
0

Aty në cep të rrugës, Xhevdet Mustafa bën zejen e çelsaxhiut, i qetë, me dashamirësi pranon propozimin tim, autorit të kronikës për zejtarët e qytetit të Gjilanit, që të bëja disa foto, për t’i bërë prezantimin për punën që bën.

Në rubrikën “Ju prezantojmë” këtë herë kemi përzgjedhur Xhevdet Mustafën, zejtari për bërjen e çelsave.

Ai tregon se rregullon çelësat me porosi për dyer të shtëpive, të hyrjeve të oborreve, shumëzon dhe rregullon edhe çelësa të veturave, të motoçikletave. Krejt këtë punë e bën me porosi.
Xhevdeti prej vitesh e bën punën e çelsaxhiut dhe është në mesin e zejtarëve që vazhdon ta ushtrojë këtë zeje e ta ruaj traditën e qytetit.

Është fqinj i zanatit me këpucarin Shaban Pajazitin, siç duket në foto, ndërsa me rrobaqepësin Kujtim Shkodra – Kujta i ndan vetëm rruga. Në një bllok me Xhevdetin e Shabanin ndodhet edhe lokali i ortarit Shyqëri Sahatçiu të cilin do ta prezantojmë javën tjetër.

Kronika jonë do të vazhdojë me prezantimin e zejeve e zejtarëve tjerë, të cilët me shumë përkushtim qytetit ia ruajnë traditën duke i dhënë vlera urbane. /Foto dhe teksti: Nexhat Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here