Home Lajmet Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në datën 17 tetor

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në datën 17 tetor

65
0


Data e zgjedhjeve lokale është bërë e ditur nga Presidenca.

Kështu ka njoftuar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, përmes një postimi në Twitter.
“Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur sot që zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor“, ka theksuar Vela.

Me të njëjtin vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale, presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here