Home Kronika Zhegra me tregun dhe parkun modern në një sipërfaqe rreth 10 mijë...

Zhegra me tregun dhe parkun modern në një sipërfaqe rreth 10 mijë metra katrorë

89
0

Gjilan, 16 gusht 2021 – Komuna e Gjilanit ka bërë ndërtimin e tregut, parkut dhe infrastrukturës në Zhegër në njësipërfaqe prej 4,000 metra katrorë për tregun, integrimin e parkut në sipërfaqe prej 2,200 metra katrorë dhe pjesën tjetër infrastrukturës përcjellëse që do të inaugurohen me vlerësimin përfundimtar me kosto financiare prej 137,099.99.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky lokalitet së bashku edhe me fshatrat për rreth është një mundësi e madhe e hapjes së vendeve të reja të punës, kryesisht për 1667 fermerë, që sigurojnë të ardhura përmes bujqësisë dhe granteve në këtë sektor të rëndësishëm.

“Përmes krijimit të infrastrukturës, fermerëve të kësaj ane dhe tregtarëve u janë krijuar kushtet për shitjen e produkteve, ndërsa investimi i parkut si pjesë integrale e projektit ka krijuar hapësira publike te përbashkëta për banorët e fshatit Zhegër, për të kaluar kohën e lirë dhe pse jo edhe për rekreacionin e në të ardhmen edhe realizimin e projekteve për turizmin në bashkëpunim me sektorin privat”, ka theksuar Haziri.

Në bazë të projeksioneve të Komunës së Gjilanit, pas investimit përmes donatorëve të pikës kufitare Gjilan-Kumanovë me donatorin Komisionin Evropian, fillimin e ndërtimit të rrugës së Kumanovës dhe projektit tashmë të përfunduar në qendër të Zhegrës, bënë që ky lokalitet të jetë vëmendja dhe qendra e Karadakut, ku do të mblidhen jo vetëm qytetarët e Gjilanit por edhe përtej kufirit nga Komunat tjera.

Në bazë të vlerësimeve të ekspertëve ky projekt, stimulon ndërmarrësinë në të gjitha fushat e bujqësisë, duke orientuar investime më të mëdha për prodhimet bujqësore.
Projekti do të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e konkurencës në ekonominë lokale, por do të krijohen parakushtet për zëvendësimin e importeve si dhe do të ndikojë në ngritjen e standardeve për shitje jo vetëm në tregun lokal por edhe ndër-komunal e rajonal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here